Dëshmitari i mbrojtjes, James Peter Covey ka thënë para Gjykatës Speciale të mërkurën se nuk po ndihet rehat me një linjë të pyetjeve të Prokurorisë lidhur me dekretin e emërimit të Agim Çekut.
“Nuk jam në dijeni të një deklarate të tillë. Por, përsëri po e them që unë nuk jam rehat dhe nuk ndihem mirë për bazën se si po ndërtohen pyetjet që mund të bëhen. Duket sikur prokurori po përpiqet që të vërtetojë si fakt gjëra që në një mënyrë mbështesin vlerësime- gjykime që janë shprehur në një deklaratë në libër. Mendoj që kjo është keqkuptim i rolit të diplomatit dhe se si ne arrijmë në vlerësimet që japim”, tha ai, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Përpara kësaj, dëshmitari u pyet se a e ka parë dekretin për emërimin e Çekut si Komandant i Përgjithshëm. Si rrjedhojë, dëshmitari Covey bëri komentin që u ndalua nga trupi gjykues.
“Nuk jam i sigurt që pajtohem me arsyen dhe bazën për këtë mënyrë të paraqitjes së pyetjeve”, tha Covey.
Megjithatë, dëshmitari tha se nuk beson që e ka parë këtë dekret.
“Nuk besoj”, u përgjigj shkurt ai, duke shtuar se nuk beson që e ka ditur se kush e ka nxjerrë atë dekret.
Covey për Thaçin: Njihej si drejtues politik
Dëshmitari James Peter Covey, i cili ka qenë zëvendës i përfaqësuesit të OKB-së në Kosovë, Bernard...-
Zëvendësi i Kouchnerit thotë se komandantët s’merrnin urdhra nga Thaçi
-
Covey: S’kam pasur pasqyrë të plotë se kush ishte përgjegjës nga UÇK-ja për një rajon të caktuar
-
Covey: Thaçi s’ishte shef i Agim Çekut
-
Ish-ushtari i UÇK-së që pretendohet se u keqtrajtua: S’kam asgjë me Thaçin e të tjerët
-
Njohësit i vlerësojnë me peshë të madhe dëshmitarët e mbrojtjes