Dëshmitari James Peter Covey deklaroi në Hagë se Hashim Thaçi nuk ishte shef i Agim Çekut dhe se asnjërin nuk e ka parë duke i dhënë urdhra njëri-tjetrit.
Covey tha se ata silleshin në mënyrë korrekte me njëri-tjetrin e po ashtu edhe me rezerva, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Absolutisht jo. Sipas asaj që kam parë ata silleshin në mënyrë korrekte me njëri-tjetrin. Nuk më kujtohet nëse kanë shkëmbyer fjalë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Sigurisht që nuk e kam parë asnjëherë njërin që të jepte urdhër ose udhëzime tjetrit. Dukej sikur silleshin me rezerva njëri me tjetrin”, tha ai.
Dëshmitari Covey mohoi se e ka parë ndonjëherë Çekun të jetë udhëzuar me Thaçin lidhur me ndonjë gjë.
Nis dëshminë James Peter Covey në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, të martën ka filluar dëshminë dëshmitari i...-
Clark: Mënyra se si i kam parë unë ngjarjet është se Çeku ka qenë personi përgjegjës
-
Diplomati Covey: Edhe në Rambuje, Thaçi trembej nga komandantët e zonave
-
Covey: UÇK-ja përbëhej nga njerëz me autoritet, shumica ishin të dhunshëm
-
Covey mohon se ka parë ndonjë provë që Thaçi kërkonte pushtet përmes krimeve ndaj kundërshtarëve
-
Covey për Thaçin: Nuk mori pjesë shumë në negociatat KFOR-UÇK, ishte urë lidhëse