Është raportuar kohët e fundit se ka deputetë që shkojnë në sallën plenare vetëm për t’u nënshkruar për mëditje, madje një gjë të tillë e ka pranuar edhe kryekuvendari, Kadri Veseli.
Sipas platformës “Vota Ime” të KDI-së, janë vetëm dy deputetë, të cilët kanë qenë të rregullt plotësisht në seanca plenare.
Ata janë Muharrem Nitaj i AAK-së e Salih Zyba i Vetëvendosjes, që kanë marrë pjesë 100 për qind në seanca plenare.
Derisa, Ramiz Kelmendi e Teuta Rugova nga LDK-ja, janë deputetët me më së paku pjesëmarrje në seanca. Kelmendi me 46 për qind, ndërsa, Rugova me 54 për qind pjesëmarrje.
Sipas kësaj platforme, deputetët që kanë qenë pjesëmarrës më të rregullt në seanca janë edhe Ahmet Isufi - AAK, Andin Hoti -PDK, Avdullah Hoti - LDK, Bilall Sherifi –Nisma, dhe Kujtim Shala -LDK, me 98 për qind pjesëmarrje.
Edhe
Kelmendi thotë se trajtimet shëndetësore po ia pamundësojnë pjesëmarrjen në seanca
Gjithashtu, kujtojmë se sipas KDI-së, vetëm 45 deputetë kanë parashtruar pyetje parlamentare në këtë legjislaturë, derisa, 62.5 për qind e deputetëve nuk kanë parashtrua asnjë pyetje parlamentare.
Kujtojmë gjithashtu se së fundmi, në një seancë të dështuar për t’u votuar një rezolutë, kjo për shkak se s’pati kuorum, Kadri Veseli kishte thënë se duhet t’iu ndalen mëditjet deputetëve të cilët janë nënshkruar dhe nuk kanë qëndruar në seancë.
-
Mbi gjysma e deputetëve të Kuvendit janë pasivë
-
KDI: Kuvendi përmbushi 13% të planit legjislativ, deputetët shpesh u regjistruan veç për mëditje
-
KDI-ja kërkon nga Kuvendi që të ndëshkojë rregullisht deputetët për mospjesëmarrje në seanca
-
Mungesa e kuorumit në seancën e sotme pamundësoi shqyrtimin e 29 pikave