Me 73 vota për deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar rezolutën shumë-pikëshe, përmes së cilës kërkojnë që mbrojtja e ambientit të shndërrohet në prioritet shtetëror.
Ata kanë kërkuar që elektrofiltrat të ndërrohen brenda 2018-ës, megjithëse më herët ministri i zhvillimit, Valdrin Lluka, kishte shpjeguar se kjo është e pamundur.
Gjatë gjithë seancës, më shumë se pesë orësh, asnjëherë nuk pati mbi 30 deputetë.
Në sallë rrinin ata që prisnin radhën për fjalim e dilnin sapo e përfundonin atë.
Mimoza Kusari Lila tha se deputetët nuk kanë kredibilitet të flasin për ajrin sepse ata vetë e ndotin ambientin brenda kuvendit.
Artikuj të ngjashëm
-
Kuvendi paralajmëron futjen në Kushtetutë të së drejtës për ajër të pastër
-
Rezoluta për mbrojtjen e ambientit në Kosovë që nuk përfillet
-
Deputetëve u bëhet thirrje të mos votojnë për lejimin e importit të veturave më të vjetra se 10 vjet
-
Rezolutat e Kuvendit s’po i përfill askush
-
Raportin për gjendjen e mjedisit në Kosovë s’ka kush ta miratojë