Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deputetët e PDK-së do ta bojkotojnë adresimin e Osmanit në Kuvend

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës do të bojkotojnë adresimin vjetor të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në Kuvend.

Sipas burimeve arsyeja e mospjesemarrjes së deputetëve të PDK-së lidhet me qasjen e saj "mosunifikuese ndaj institucioneve dhe qytetarëve".

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këto burime kanë thënë se PDK-ja vlerëson se Osmani "ka vazhduar t'u shërbejë interesave të kryeministrit Albin Kurti duke heshtur në vazhdimësi ndaj shkeljeve kushtetuese dhe padrejtësive që po u bëhen qytetarëve".

Osmani do t'u adresohet deutetëve sot në orën 11:00.