Për harmonizimin e tekstit të rezolutës për Ramush Haradinajn pritet të mblidhen shefat e grupeve parlamentare.
Kështu u morën vesh shefat e grupeve parlamentare të PDK-së, Zenun Pajaziti dhe ai i LDK-së, Ismet Beqiri.
Në ndërkohë po vazhdon fjala e shefit të grupit parlamentar të Vetëvendosjes, i cili po angazhohet për ndërprerjen e dialogut me Serbinë derisa ky vend t’i heq nga lista të gjithë ata që Beogradi i quan terroristë nga Kosova.
Grupet parlamentare të koalicionit qeverisës kërkuan që të harmonizohet teksti i propozuar i rezolutës së AAK-së, ndërsa grupeve parlamentare të opozitës u pajtuan me tekstin e rezolutës së propozuar nga Pal Lekaj.
Deputetët janë në pauzë 30 minutëshe për të harmonizuar tekstin e rezolutës.