Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deponia e inerteve caktohet në fshatin Kmetoc

Drejtoria e Inspektoratit e Gjilanit ka identifikuar 47 lokacione të cilat janë ndotur nga hedhja e mbeturinave inerte dhe me vendim të KK-së për këtë lloj mbeturinash është caktuar lokacioni për deponinë në fshatin Kmetoc, 7 kilometra larg qendrës së qytetit.

Ndërsa në qeverisjen lokale të Gjilanit besojnë se do të bëhet eliminimi i deponive në kuadër të aksionit, i cili po zhvillohet në shumicën e komunave të vendit dhe ku ndihmë të madhe në pastrimin e mjedisit është duke dhënë puna e vullnetarëve. Vlerësohet se shumica e deponive pa leje gjenden në fshatrat e kësaj komune.

Mirëpo Komuna edhe më tej nuk ka të kontraktuar ndonjë operator privat, i cili do të merret me pastrimin e mjedisit. Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, ka deklaruar se mbeturinat inerte të cilat janë hedhur në pronat publike do të eliminohen./F.Azemi/

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Artikuj të ngjashëm