Deri para gjashtë vjetësh, një hapësirë e konsiderueshme në Kmetovc të Gjilanit, ishte gurthyes e kohëve të fundit është kthyer përsëri në problem për banorët.
Nga deponia për mbeturina inerte, gropa mbi fshatin Kmetovc po shfrytëzohet edhe për mbeturina të tjera, raporton KTV.
Kjo po iu shkakton telashe të shumta banorëve.
Ata thonë që Komuna e Gjilanit nuk e ka zbatuar marrëveshjen e arritur dy vjet më parë mes tyre.
Sipas Inspektoratit komunal të Komunës së Gjilanit, pritet që në atë pjesë të kryhen inspektime më të shpeshta.
Edhe
Banorët e Llapushnikut dhe ata të Komoranit në hall me mbeturinat
Drejtori i Inspektoratit Komunal, Nevzad Rushiti, ka shtuar se aty planifikohet të vendosen rrethoja e të punësohet dikush që ta mbikëqyrë zonën.
Sipas banorëve, në deponinë e destinuar për materie inerte, të gjitha kompanitë private të pastrimit i derdhin mbeturinat aty.
-
Banorët e Petrovës së Shtimes kundërshtojnë operimin e një gurthyesi afër shtëpive
-
Deponia e Velekincës në hall, qytetarë të paautorizuar duke rrezikuar vetën marrin mbeturinat
-
Banorët e Fushë-Kosovës në hall nga mbeturinat, vonesat arsyetohen me fluksin e shtuar të konsumit
-
Banorët kërkojnë nga Komuna e Prishtinës qytet pa mbeturina