Kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Jeton Demi, ka thënë se prindërit në Kosovë janë në situatë të pafavorshme, pasi shumica e tyre nuk kanë aftësi për të ndjekur me vëmendje fushën mediale në përgjithësi.
Sipas tij, ekspozimi i fëmijëve ndaj kësaj bote virtuale është i pambrojtur.
Ai ka thënë se nuk ka pasur asnjë projekt për mbrojtjen e fëmijëve në qasjen në internet dhe media në Kosovë.
Demi në emisionin “Edu Media” ka thënë se rreziku më i madh i fëmijëve është ekspozimi ndaj botës virtuale.
“BE-ja prej vitit 2000 e tutje ka shpenzuar qindra miliona euro për mbrojtjen e fëmijëve. Prindërit më shumë janë të frikësuar se sa shohin dobi prej saj. Duke marrë parasysh çfarë shkalle përdorimi ka interneti në Kosovë është fushë që vërtetë prindërit kanë të drejtë të shqetësohen. Ne si prindër mendojmë që duhet të ketë më shumë mbikëqyrje”, ka thënë ai.
Edhe
Psikiatrit apelojnë që fëmijët të merren në mbrojtje
Sipas tij, duke pasur parasysh ndikimin e internetit, nuk duhet të lihet në dorë të fatit.
Ai ka thënë se më shumë shihet si rrezik dhe shqetësim përdorimi i internetit dhe mediave, sesa si mundësi.
Demi ka thënë se shoqëria jonë për një periudhë të shkurtër ka njohur një ekspozim të realitetit medial shumë dinamik.
“Ky ekspozim ndodh në gjithë nivelin global. Hapja e plotë dhe shumë e shpejtë sjell këto pasoja. Ambientet jashtë shtëpisë duhet të jenë më të hapura dhe më miqësore ndaj të rinjve. Fëmijët nuk kanë ku të dalin të luajnë. Stili jonë i jetës i pa kontrolluar dhe i paplanifikuar, sjell këto pasoja. Ne kemi fëmijë që janë më shumë obez. Në shkollat e Prishtinës ka më pak orë të edukatës fizike sesa që ka pasur më herët”, ka thënë ai.
Edhe
Ngrihet alarmi për rrezikun që sjell dezinformimi
Sipas tij, vetëm 5 mujorin e parë të këtij viti janë raportuar rreth 300 rasteve të dhunës në Polici.
Ai ka thënë se rreziku më i madh i fëmijëve është ekspozimi ndaj botës virtuale.