Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Salihu: Fëmijët janë të ekspozuar ndaj informatave të pasigurta

Labinot Salihu nga Këshilli i Prindërve të Kosovës deklaroi se fëmijët në ditët e sotme janë të ekspozuar ndaj informatave të shumta dhe të pasigurta në ditët e sotme, e prindërit sipas tij, s’i kanë njohuritë e duhura për kujdesin ndaj fëmijëve.

Ai tha në Konfront të KTV-së në debatin se "A janë fëmijët të sigurt në internet?" të enjten se teknologjia në ditët e sotme është thikë me dy tehe dhe fëmijët në shumicën e rasteve e përdorin atë për aspekte negative.

“Fëmijët janë të ekspozuar në informata të shumta dhe të pasigurta, ndërsa prindërit konsiderojnë se s’jemi të aftë aq sa duhet të përdorim teknologjinë. Teknologjia është thikë me ty tehe, për fat të keq. Fëmijët sidomos në shkolla por edhe në shtëpi, teknologjinë e përdorin për aspektin negativ, shumë pak e përdorin për aspektin e qasjes në informata”, tha ai.