Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Imri Demelezi, i cili është zëvendësministër i Bujqësisë, ka thënë se premtimet që partitë e tjera po i japin gjatë fushatës zgjedhore tani, LVV-ja i ka bërë për katër vjetët e fundit sa ka qenë në pushtet.
Ai në emisionin “Zgjedhjet në KOHË” ka shtuar se ka qenë hera e parë me Qeverinë Kurti që Ministria e Bujqësisë ka përgatitur strategji të bujqësisë, e sipas tij kjo s’është bërë nga qeveritë e tjera në të kaluarën për shkakun se “u ka mundësuar çdo vit t’i ndryshojnë rregullat e kriteret që u janë ntek grupeve të tyre të interesit”.
“Më 2021 kemi filluar me buxhetin që e kanë përgatitur qeverisjet e kaluara, deri tash ne kemi ndarë 300 milionë euro për sektorin e bujqësisë dhe kanë përfituar mbi 120 mijë fermerë. Këtë që janë duke e premtuar këta, ne jemi duke e bërë që 4 vjet. Gradualisht çdo vit do ta rrisim buxhetin për bujqësi, nuk po japim shifër të saktë, por në ndërmarrjet e mëdha dhe të mesme 1 miliard euro do të investohen në sektorin e ekonomisë, që përfshin edhe bujqësinë”, ka thënë Demelezi.
-
Kurti shpall fitoren, thotë se është i gatshëm për bashkëpunim me partitë e tjera
-
Kurti premton mbështetje prej 1 miliard eurosh për biznese për mandatin e ardhshëm
-
Kurti prezanton në Lipjan projekte për banim dhe arsim
-
Kurti nga Deçani thotë se do të vazhdojnë me projekte në ujësjellës, infrastrukturë dhe arsim
-
LVV-ja nis fushatën, Kurti premton investime e blerje armatimi dhe pajisje ushtarake