Delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje, i përbërë nga Visar Ymeri, Albin Kurti dhe Shpend Ahmeti, është pritur në takim edhe nga eurodeputetët Tanja Fajon dhe Knut Fleckenstein. Znj. Tanja Fajon është anëtare e delegacionit të Parlamentit Evropian për Marrëdhënie me Bosnje Hercegovinën dhe Kosovën, ndërsa z. Knut Fleckenstein është anëtar i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Parlamentit Evropian. Të dy bashkë janë pëfaqësues të lartë të Grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian.
Në këtë takim u diskutua procesi zgjedhor në Kosovë, rezultatet e zgjedhjeve dhe formimi i qeverisë së re bazuar mbi këto rezultate. Delegacioni i njohu eurodeputetët me prioritetet e programit qeverisës së Lëvizjes Vetëvendosje si dhe me faktin që tashmë Lëvizja Vetëvendosje është subjekti politik më i votuar në Kosovë me 32 deputetë në Kuvendin e ardhshëm. Eurodeputetët e përgëzuan delegacionin për këto rezultate duke diskutuar gjithashtu edhe për një bashkëpunim më të afërt dhe më intensiv mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe social-demokratëve të Parlamentit Evropian.
Delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje do të vazhdojë edhe sot takimet në Bruksel.
-
Delegacioni i Vetëvendosjes mbyll vizitën në Bruksel me takimin me komisionierin Hahn
-
Ymeri, Kurti e Ahmeti prezantojnë në Bruksel prioritetet e qeverisjes së VV
-
Ymeri e Kurti në Bruksel bisedojnë për krijimin e Qeverisë së re
-
Von der Leyen takon Kurtin në Kuvend
-
Kurti takon Weberin, bisedojnë për prioritetet e qeverisë së re