Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, sot ka pritur Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, me të cilin ka biseduar për sistemin arsimor në Kosovë, njofton kumtesa.
Bytyqi gjatë këtij takimi ka diskutuar për hapat e ndërmarrë deri më tani në funksion të përmirësimit të sistemit arsimor, transmeton Koha.net.
Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, tha se SHBA do të donin të shihnin që MASHT dhe Qeveria e Kosovës kanë zbatuar reforma të qëndrueshme sepse rinia e Kosovës meriton më mirë.
Në fund të takimit gjitha palët u dakorduan për rëndësinë e reformave si dhe për nevojën e depolitizimit të sistemit arsimor në vend.
Artikuj të ngjashëm