Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka takuar sot një delegacion të udhëheqësve dhe mësimdhënësve të dy universiteteve prestigjioze amerikane, Universitetit “James Madison” të Virxhinias dhe Univeristetit “Mercer” të Gjeorgjisë, të cilët po qëndrojnë në Kosovë për të marrë pjesë në konferencën “Nga paqja në prosperitet – Transformimi i shoqërisë kosovare përmes lidershipit të mirë”, e cila do të mbahet sot në Prishtinë.
Ministri Bytyqi ka shkruar në Facebook se ka falënderuar këto dy universitete dhe të gjitha universitetet amerikane për mbështetjen që kanë dhënë për arsimin kosovar.
“Në veçanti për arsimin e lartë, sepse shumë projekte të përbashkëta që janë realizuar, kanë ndikuar pozitivisht në arsimin e Kosovës. Po ashtu, theksova se presim bashkëpunim edhe më tutje me universitetet amerikane, sidomos tani kur po bëjmë përpjekje për ta rishikuar arsimin në përgjithësi, e sidomos arsimin e lartë”, ka shkruar ai
-
Bytyqi: Duam të ndërtojmë një sistem arsimor cilësor
-
Sistemit arsimor i duhen udhëheqës të mirë, thotë Bytyqi
-
Britania e Madhe ka mundësi të japë kontribut për zhvillimin e arsimit në Kosovë
-
Kosova e Shqipëria duan të thellojnë bashkëpunimin në arsim
-
Haradinaj: Kosova ka fat që e ka partner strategjik SHBA-në