Të dyshuarit për sulmin ndaj Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në veri të Mitrovicës në dhjetor të vitit 2022, Milun Milenkoviq, Aleksandar Vlajiq, Dejan Pantiq dhe Miomir Vakiq janë deklaruar të pafajshëm.
“Nuk ndihem fajtor”, është fjalia që e kanë përdorur të akuzuarit gjatë seancës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë seancës e shqyrtimit fillestar lidhur me këtë rast, të mbajtur të martën, prokurori Afrim Shefkiu gjatë leximit të aktakuzës, ka thënë se të dyshuarit kanë hedhur granata dore dhe dy shok bomba.
Sipas prokurorit, qëllim ka qenë frikësimi i popullatës dhe institucioneve me qëllim të tërheqjes së tyre prej organizimit të zgjedhjeve në veri.
Kryetari i trupit gjykues, Valon Kurtaj, ka thënë se të pandehurit i kanë 30 ditë kohë ankesë për hedhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave.
Pas njoftimit të Kurtajt, shqyrtimi fillestar është përmbyllur.