Dejan Pantiq, Millun Millenkoviq, Aleksander Vlajiq dhe Miomir Vakiq, të akuzuar për sulm ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicë të Veriut, kanë dalë të premten para gjykatës, ku është paraparë të mbahet shqyrtimi fillestar për këtë rast.
Ata akuzohen për vepra terroriste.
Sipas aktakuzës ata kanë hedhur granata dore dhe shok bomba në drejtim të zyrave të KKZ-së, ndërsa një nga granatat shpërtheu duke shkaktuar dëme materiale dhe rrezikoi jetën e zyrtarëve të dhe të policëve.
Në fillim të seancës në Departamentin special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, gjykatësi ka kërkuar nga mediat që të kenë kujdes dhe të mos i publikojnë fytyrat e të akuzuarve.
-
Sulmi në zyrat e KKZ-së në Mitrovicë V., aktakuzë ndaj katër personave për “terrorizëm”
-
Llune e Vllajiq dënohen për terrorizëm në veri, Pantiqit i zbutet vepra penale
-
Millenkoviqi e Vllajiqi dënohen me nga 5 vjet burgim, Pantiqi me 2 vjet e Vakiqi lirohet nga akuza
-
Të akuzuarit dhe avokatët kërkuan lirim nga akuza për sulmin terrorist në zyrat e KKZ-së në veri
-
Të akuzuarit për sulmin terrorist ndaj KKZ-së në veri thonë se s’ka prova ndaj tyre