Deputeti i Alternativës, Ilir Deda që është pjesë e Grupit Parlamentar të LDK-së përmes një postimi në Facebook ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po i përqafon planet e Millosheviqit për shkatërrimin e Kosovës.
Ai ka thkesuar se asnjë presidenti i Kosovës me aq lehtësi e dëshira nuk i ka kontestuar kufijtë e shtetit të vet, transmeton Koha.net.
“Nuk ka pas President në Kosovë që me aq (mendje)lehtësi dhe dëshirë i ka kontestuar kufijtë e shtetit të vet, e që me betimin e vet duhet t’i mbrojë. Secili duhet ta ketë të qartë që “korrigjimi i kufijve” është eufemizëm për ndarje të Kosovës, dhe asgjë tjetër. Mbyllja e syve para tmerrit që po e pret Kosovën, i bën të gjithë bashkëpjesëmarrës në shkatërrimin e shtetit tonë - sipas planeve të Millosheviqit të vdekur - që po i përqafon Kryetari i tanishëm i Kosovës”, ka shkruar Deda.
Hashim Thaçi sot ka shkruar në Facebook se do të ketë korrigjim të kufijve, por thekson se assesi s’do të ketë ndarje të Kosovës.
-
Deda: Thaçi po jetëson idenë e Qosiqit për ndarjen e Kosovës
-
Opozita thotë se vetëm zgjedhjet pengojnë Thaçin dhe idenë e tij për ndarje të Kosovës
-
Selimi: Thaçi e Vuçiqi kanë plane të fshehta për ndarjen e Kosovës
-
Deda: Ende ka lobim të fortë në perëndim për korrigjim të kufijve
-
Thaçi i vetëm në idenë për ndryshimin e kufijve