Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka thënë se ideja e korrigjimit të kufijve nuk është në tavolinën e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, por, sipas tij ende nuk është e vdekur.
“Pozicioni gjerman konfirmon se nuk vjen në konsiderim korrigjimi i kufijve. Por unë mendoj që ende ka lobim të fortë në perëndim, nga njerëz të paguar, që të ketë korrigjim të kufijve”, tha Deda në televizionin publik.
Sipas tij derisa presidenti Hashim Thaçi të udhëheqë dialogun me Serbinë, kjo temë s’mund të jetë e vdekur.
“Tema e korrigjimit të kufijve nuk është në tryezë, por nuk është e vdekur. Kjo temë do të jetë e gjallë derisa Thaçi të jetë aktor në dialog”, ka thënë Deda.
Artikuj të ngjashëm
-
Sipas Dedës, Perëndimi e ka kuptuar që kufijtë s’mund të lëvizin
-
Mustafa beson se Thaçi është tërhequr nga tema e kufijve
-
Thaçi i kthehet korrigjimit të kufijve
-
Selimi: Tema e kufijve nuk është hequr nga tavolina e bisedimeve Kosovë-Serbi
-
Idenë e ndryshimit të kufijve e mban në jetë mosdeklarimi i SHBA-së kundër saj