Partitë opozitare në Kosovë, vazhdimisht e kanë kundërshtuar idenë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për ndryshimin e kufirit apo siç e quan ai “korrigjimin” e tij.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa tha të hënën se Kosova është në një situatë shumë të rëndë për arsye të joseriozitetit, por edhe të garës politike që sipas tij, po zhvillojnë liderët institucionalë dhe ambiciet e tyre tregohen para opinionit kosovar dhe ndërkombëtar se kush është më i fortë.
Ish-kryeministri Mustafa foli edhe për idenë e presidentit Thaçi për ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës, për të korrigjuar kufirin me Serbinë.
“Njëri sillet sikurse Kosova është pronë e tij, e tjetri shprehet se unë do ta bëjë këtë, unë do ta ndryshojë Kushtetutën, unë do ta bashkojë Luginën e Preshevës, thua se Kosova dhe Kushtetuta është harmonike e presidentit të Republikës së Kosovës dhe me këtë me një formë bën shkelje të Kushtetutës sepse dihet me Kushtetutë se kush mund t’i bëjë këto”, tha Mustafa.
Edhe në Lëvizjen Vetëvendosje thonë se ideja e presidentit Thaçi për ndryshim të Kushtetutës, nuk mund të pranohet.
Deputeti i kësaj partie, Liburn Aliu, tha për Radion Evropa e Lirë se nuk mund të ketë ndryshim të Kushtetutës, vetëm për t’i plotësuar dëshirën presidentit Thaçi.
Edhe
LDK-ja nuk e përkrah idenë e Hazirit për ndryshim kufijsh, analistët e quajnë të dëmshme
“Një gjë e tillë, nuk ka gjasa të ndodhë, aktualisht. Nuk do të duhej të ndodhte. Kosova duhet të njihet fillimisht me këtë Kushtetutë dhe me këta kufij, e pastaj flasim për të tjerat”, tha deputeti Aliu.
Përkrahje kjo ide nuk po gjen as të deputetët e partisë në pushtet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, tha për Radion Evropa e Lirë, se me Serbinë nuk mund të bisedohet për kufijtë, as nga presidenti Thaçi e as nga askush tjetër.
-
Mustafa: Ka qenë gabim i Thaçit që është përfshirë në idenë serbe të ndryshimit të kufijve
-
Thaçi s’i komenton deklaratat e Haradinajt për kufirin, thotë se ndryshimi i Kushtetutës s’është fundi i botës
-
Thaçi e mban në agjendë ndërkombëtare ndryshimin e kufijve
-
Thaçi ende beson se kufijtë mund të lëvizin