Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, thotë se ka qenë gabim i madh edhe i presidentit Hashim Thaçi edhe i gjithë atyre që e kanë hapur temën e korrigjimit të kufijve, sepse kjo çon në shkëmbim territoresh dhe është ide e gatuar nga serbët.
Ndryshe, Mustafa duke folur në televizionin publik, tha se LDK-ja në këtë fazë nuk do të përfshihet në dialog, sepse konsideron se dialogu nuk mund të zhvillohet pa institucione të forta.
Duke folur për gjendjen në Telekom, Mustafa tha se për këtë as kjo Qeveri, e as Haradinaj nuk mund ta marrë përgjegjësinë, sepse përgjegjës për atë që ka ndodhur janë ata që e kanë nënshkruar marrëveshjen me Z-Mobile.
Artikuj të ngjashëm
-
Mustafa beson se Thaçi është tërhequr nga tema e kufijve
-
Thaçi i vetëm në idenë për ndryshimin e kufijve
-
Mustafa: Thaçit i kërkova të heqë dorë nga diskursi politik i korrigjimit të kufijve
-
Mustafa: Qeveria ia dha shansin presidentit që ta ketë keq
-
Korrigjimi i kufijve, Mustafa: Nuk i besohet as Thaçit e as Haradinajt