Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Srgjan Darmanoviq ka ripërsëritur se demarkacioni me Kosovën për Podgoricën zyrtare është “tregim i përfunduar dhe se tani gjithçka varet nga institucionet e Kosovës, përkatësisht se sa shpejtë do të kuptojë interesat e veta”, transmeton Koha.net raportimin e TV të Malit të Zi.
‘Besoj se me kohë institucionet e Kosovës do të kuptojnë interesat e veta dhe do të mbështeten në fakte se kjo çështje për ne është e zgjidhur dhe se nuk ka as shkaqe, as motive që diçka që as kuptohet si kontest të zgjatet”, është shprehur Darmanoviq, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka rikujtuar se kjo Marrëveshje është nënshkruar në Bruksel, ndërsa Parlamenti i Malit të Zi tashmë e ka ratifikuar.
“Kemi vepruar si miq dhe partnerë të mirë në gjithë këtë proces” ka shtuar shefi diplomacisë malazeze.
Darmanoviq ka thënë se Mali i Zi e kupton se në Kosovë ka probleme me vullnetin e shumicës.
“Demokracia është çështje e komplikuar dhe ne kemi mjaft durim. Mund të jetojmë edhe me këtë çështje të hapur. Në kufi asgjë e tmerrshme nuk po ndodh, atje madje as që jeton kush. Bëhet fjalë për një territor të vogël që ishte pjesë e kufirit të dikurshëm të Jugosllavisë dhe aty nuk ka kurrfarë kontesti për të dy komisionet ndërkombëtare”, ka thënë Darmanoviq, transmeton Koha.net.
Se me çfarë shpejtësie dhe serioziteti do të veprojnë aktorët politikë në Kosovë, siç është shprehur ai, është vështirë të dihet, citon Darmanoviqin TV e Malit të Zi.
“Ekzistojnë qëndrime të qarta të BE-së, e cila (me miratimin e demarkacionit) kushtëzon liberalizimin e vizave, edhe të SHBA që e konsiderojnë çështje sigurie. Me çfarë shpejtësie do të ndodhë nuk dua të supozojë, por kurdo që të ndodhë është mirë”, ka thënë Darmanoviq.