Ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Sergjan Darmanoviq, ka thënë se për Podgoricën zyrtare, çështja e kufizimit me Kosovën ka përfunduar, ndonëse Komisioni Qeveritar i Kosovës ka vlerësuar se marrëveshja e vitit 2015 mes dy vendeve nuk është e rregullt.
“Çështja e demarkacionit tani është problem i Kosovës. Parlamenti i Malit të Zi asnjëherë nuk ka anuluar marrëveshje ndërkombëtare dhe kjo nuk do të ndodhë as tani”, ka thënë Darmanoviq për agjencinë e lajmeve “Nova”, duke shtuar se beson në fuqinë demokratike të institucioneve të Kosovës, transmeton Koha.net.
Kujtojmë se Qeveria e Kosovës, dje e ka proceduar për në Kuvend marrëveshjen për demarkacion të kufirit me Malin e Zi.
Artikuj të ngjashëm
-
Darmanoviq ripërsërit, për Malin e Zi demarkacioni është punë e kryer
-
Për Malin e Zi çështja e demarkacionit ka përfunduar
-
Darmanoviq: Demarkacioni është problem politik i Kosovës
-
Një vit nga demarkacioni, të dyja shtetet e konsiderojnë çështje të mbyllur
-
Kryeministri i Malit të Zi: Demarkacioni, temë e kryer për ne