Opinionisti Agim Sopi duke komentuar luftën në Iran dhe sulmet e SHBA-së, ka thënë se presidenti Donald Trump fillimisht ka menduar se do t’i ndajë iranianët.
Sipas tij, Trumpi ka planifikuar bombardimin e resurseve të mëdha në mënyrë që të dëshpërojë Gardën Revolucionare, e pastaj ta ndajë edhe ushtrinë në dysh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor kjo nuk ndodhi, deklaron Sopi. Sipas tij, iranianët u bënë të gjithë bashkë pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit.
“400 mijë njerëz janë vetëm në Gardën Revolucionare. Gjithë ato struktura janë të shpërndara, prandaj është mbajtur kjo robëri. Irani ka potencial të jashtëzakonshëm të energjisë, dhe gjithë atë energji e ka kthyer në armatim. Diku rreth 140 miliardë në vit janë të ardhura nga këto burime, janë të ardhura shumë të mëdha”, ka thënë ai.
Trumpi i ka dhënë Iranit ultimatum deri në orën 20 me kohë të Washingtonit që Irani të rihapë Ngushticën e Hormuzit, përndryshe ka kërcënuar se “një civilizim i tërë do të vdesë sonte”. Në anën tjetër, Irani nuk ka dhënë shenja që do ta rihapin ngushticën, derisa u ka bërë thirrje të rinjve të mblidhen rreth centraleve në mënyrë që t’i mbrojnë nga sulmet amerikane.
Megjithë ultimatumin e presidentit amerikan për Iranin që ta hapë Ngushticën e Hormuzit, politologu Shkodran Ramadani nuk sheh marrëveshje mes palëve në këtë drejtim.
Ramadani ka thënë se ultimatumi që përfundon në orën 2 të mëngjesit është fillim i asaj që nuk dihet, dhe sipas tij, shenjat tregojnë se situata do të shkojë “me një spirale më brutale të luftës”.
“Nuk besoj se do të ketë marrëveshje sepse kostoja e tërheqjes nga të dyja palët është shumë më e lartë sesa e vazhdimit të luftës. Kjo sepse Irani nuk është i gatshëm për armëpushim, sepse vitin e kaluar e patëm luftën 12-ditëshe dhe kur Irani e pranoi armëpushimin kjo nuk ishte e mjaftueshme për ta parandaluar këtë luftë sot. Armëpushimi për Iranin nënkupton se Amerika dhe Izraeli marrin kohë ër t’u riorganizuar, riarmatosur, dhe për ta nisur luftën tjetër”, ka shpjeguar ai.
Ramadani ka theksuar se SHBA-ja nuk i ka arritur tri objektivat kryesore që pati kur nisi luftën në Iran.
“Prej SHBA-së, marrëveshja gjithëpërfshirëse është shumë larg asaj që ka kërkuar SHBA në fillim. Ka kërkuar gjunjëzim të Iranit dhe meqë lufta ka arritur këtu, Amerikës i ka dalë Irani dardhë me bisht dhe prej 3 objektivave që i ka pasur Amerika nuk ka shënuar fitore”.
Rrahmani: Frika e kolegëve gazetarë është nga sulmet bërthamore
Eki Rrahmani, producent në Al Jazeera, ka treguar për eksperiencën e raportimin në Lindjen e Mesme me luftën aktuale në Iran. Ai ka thënë se frika e kolegëve gazetarë është nga sulmet bërthamore potenciale.
Ai ka thënë se situata në shtetet e Gjirit Persit ka përshkallëzuar brenda 2-3 javësh, e sipas tij “secilën herë është më keq”.
“Frika më e madhe është mos po shkon në ekstrem, mos do të ketë sulm më të madh nuklear, me ndonjë raketë nukleare”, ka theksuar ai.