Sot është bërë pranim - dorëzimi i detyrës së ministrit në Ministrinë e Diasporës, transmeton Koha.net.
Për këtë në Fecebook ka njoftuar ministri i deritashëm në detyrë Valon Muriti.
Murati lidhur me këtë ka shkruar:
“Sot ia dorëzova detyrën e ministrit Dardan Gashi, ministrit të ri të diasporës, duke i shpjeguar rezultatet e arritura dhe sfidat e së ardhmes. I shpreha gatishmërinë time personale për të bashkëpunuar në të ardhmen në funksion të fuqizimit të raporteve të Kosovës me diasporën shqiptare. Njëkohësisht sot takova stafin e ministrisë, të cilin e falenderova për bashkëpunimin e deritanishëm dhe të cilin e prezantova me ministrin e ri”.
Artikuj të ngjashëm
-
Arian Daci emërohet zëvendësministër i Diasporës
-
Emërohet edhe një zëvendësministre
-
Kurti emëron Liza Gashin zv/ministre në detyrë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës
-
Dardan Gashi ia dorëzon Departamentin e Investimeve Strategjike ministres Rozeta Hajdari
-
Dumoshi pranon detyrën si ministre e Kulturës dhe Sportit