Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Arian Daci emërohet zëvendësministër i Diasporës

Arian Daci është emëruar zëvendësministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike.

Lajmi është bërë zyrtar pasi ai u prit në zyrën e ministrit Dardan Gashi.

“Na presin shumë punë përpara dhe jam i kënaqur që do të jem në të njëjtin ekip me zv. kryeministrin Gashi, duke qenë i bindur se së bashku do të mund t’i avancojmë proceset e filluara në të mirë të bashkatdhetarëve dhe shtetit tonë”, ka deklaruar Daci, sipas njoftimit të kësaj ministrie.