Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dalin para gjykatës të akuzuarit për sulmin në Ibër-Lepenc

Sulmi Iber -Lepenc

Foto: Driton Paçarada

Kanë dalë para gjykatës të akuzuarit për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit, në Varagë të Zubin-Potokut.

Sipas dosjes së Prokurorisë Speciale, Jovan Viqentijeviq dyshohet se bashkë me vëllain e tij, Dragisha Viqentijeviq, me qëllim kanë dëmtuar pajisjen e ujësjellësit dhe kanë kryer veprën terroriste, duke përdorur eksploziv.

Foto: Driton Paçarada/KOHA
Foto: Driton Paçarada/KOHA

Për rastin ngarkohet edhe Igor Dimoviq, i cili nuk është në paraburgim si vëllezërit Viqentijeviq.

Foto: Driton Paçarada/KOHA

Shpërthimin në kanalin e ujit të “Ibër-Lepencit” në fshatin Varagë të Zubin-Potokut në nëntor të vitit 2024, i cili dyshohet se u bë me rreth 20 kilogramë eksplozivë, autoritetet e Kosovës e kanë cilësuar si sulm terrorist, kurse Serbinë e kanë bërë përgjegjëse për të.