Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka reaguar pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka miratuar me shumicë votash raportin e raportueses Dora Bakoyannis për anëtarësimin e Kosovës në Këshill.
Daçiq ka thënë se “është ditë turpi për Asamblenë Parlamentare”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sot është një ditë turpi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Për herë të parë në histori, është rekomanduar anëtarësimi i diçkaje që nuk është shtet dhe nuk i plotëson kërkesat bazë në fushën e të drejtave dhe të lirive të njeriut. Është rekomanduar, ndonëse është refuzuar formimi i AKS-së për 11 vjet”, ka thënë Daçiq, raporton “RTS”.
Ai ka thënë se Serbia “do të vazhdojë të luftojë me gjitha forcat”.
Hapi i radhës dhe i fundit i anëtarësimit të Kosovës në KiE do të jetë votimi në Komitetin e Ministrave më 16 maj.
“Do të shohim vlerën e fjalës së bashkësisë ndërkombëtare që i dha presidentit Aleksandar Vuçiq se Kosova nuk do të pranohet në Këshillin e Evropës derisa ta formojë AKS-në”, tha Daçiq.