Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, i ka reaguar anëtarit të zgjedhur të presidencës së Bosnjës, Zheljko Komshiq, për deklaratën e tij se për të Kosova është një shtet i pavarur, transmeton Koha.net.
Daçiq e ka cilësuar “provokim për Serbinë” deklaratën e Komshiqit, për të cilin ai ka thënë se “ende nuk e ka marrë detyrën e tij”.
“Edhe unë personalisht mendoj se Republika Srpska mund të jetë shtet i pavarur kur kështu mundet Kosova, por Serbia ka politikë të jashtme zyrtare sipas të cilës e njeh integritetin territorial të Bosnjë e Hercegovinës ”, ka thënë Daçiqi, përcjell b92.
Daçiq ka përfunduar se Komshiq mund ta konsiderojë personalisht Kosovën të pavarur, por se qëndrimi i organit në të cilin ai është zgjedhur, presidencës së Bosnjës, është i ditur, dhe është kundër Kosovës së pavarur.
Lexo edhe: Zhelko Komshiq: Kosova është shtet i pavarur
-
Komshiq uroi Kosovën për Ditën e Pavarësisë, reagon Dodik
-
Daçiq: Nëse BeH e pranon Kosovën si shtet, s’ka si ta parandalojë pavarësinë e Republikës Serbe
-
Anëtari i presidencës së BeH-së, Komshiq: Për mua Kosova është shtet i pavarur
-
Pacolli përshëndet deklaratat e Komshiqit rreth Kosovës, thotë janë personale por edhe pragmatike
-
Daçiq: S’do të ketë njohje të pavarësisë së Kosovës e as anëtarësim në OKB