Në klinikat në QKUK dhe spitalet e përgjithshme të Kosovës janë duke u trajtuar 1234 pacientë. Nga 1234 pacientët e shtrirë, 1116 janë të konfirmuar si pozitivë me COVID-19, ndërsa 936 prej tyre janë me oksigjenoterapi.
69 pacientë janë në kujdesin intensiv dhe gjendje të rënduar shëndetësore.
Në kuadër të klinikave COVID në QKUK po trajtohen 435 pacientë, prej tyre të konfirmuar me COVID-19 janë 430 pacientë, ndërsa 294 janë me oksigjenoterapi.
Në Infektive janë 115 pacientë, në Infektive II (Mjekësi Sportive) 109 pacientë, në Infektive III (Interno) 82 pacientë, në Pulmologji janë 89 pacientë, ndërsa në Mjekim Intensiv COVID-19 janë 29 pacientë, në Gjinekologji 13, e në Pediatri gjashtë.
Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 799 pacientë, 682 prej tyre të konfirmuar pozitivë me COVID-19 e 642 me oksigjenoterapi.
Në Spitalin e Pejës po trajtohen 210 pacientë, të Prizrenit 165, në spitalin e Gjilanit 138 pacientë, të Gjakovës 125, në të Ferizajt 76 pacientë, të Mitrovicës 52 pacientë e të Vushtrrisë 33 pacientë.
-
1112 pacientë po trajtohen në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme në Kosovë
-
Në spitalet e Kosovës po trajtohen 120 pacientë të konfirmuar me COVID-19
-
Në QKUK dhe spitalet e përgjithshme po trajtohen 123 pacientë për COVID-19
-
Në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, 92 pacientë të shtrirë nga COVID-19
-
213 pacientë me COVID po trajtohen në spitalet e Kosovës