Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

1112 pacientë po trajtohen në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme në Kosovë

Në klinikat COVID në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 1112 pacientë, prej tyre të konfirmuar si pozitivë me COVID-19 janë 1001 pacientë, raporton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

922 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe 78 prej tyre janë në gjendje të rënduar.

Në QKUK po trajtohen 415 pacientë, të gjithë të konfirmuar pozitivë me COVID-19. Nga ta, 353 janë me oksigjenoterapi.

Në Infektive janë 101 pacientë, në Infektive II (Mjekësi Sportive) 108 pacientë, në Infektive III (Interno) 105 pacientë, në Pulmologji 89 pacientë, në Mjekim Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikën Intensive janë 33 pacientë, në Gjinekologji 16 pacientë, e në Pediatri 3 pacientë.

Ndërkohë në spitalet e përgjithshme po trajtohen 697 pacientë, prej tyre 586 janë të konfirmuar si pozitivë me COVID-19 e 569 janë me oksigjenoterapi.

Më së tepërmi pacientë ka në spitalin e Pejës, ku janë të shtrirë 200 pacientë nga COVID-19, 151 janë në spitalin e Prizrenit, 100 të Gjilanit, 85 në të Gjakovës, 74 të Ferizajt, 59 të Mitrovicës dhe 28 të Vushtrrisë.