Çmimi i naftës ka pësuar rritjen më të lartë që nga muaji maj, duke arritur në 1.72 euro nga 1.69 euro sa ishte dje.
Sipas njoftimit të Ministrisë, një litër benzinë kushton 1.51 euro, ndërsa çmimi i gazit nuk ka ndryshuar, ku këtë të shtunë do të tregtohet me 0.60 euro.
Çmimin më të lartë që nga nisja e luftës në Lindjen e Mesme nafta e arriti në Kosovë më 9 prill, kur një litër shitej për 1.91 euro.
Prej arritjes së armëpushimit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare kishte shënuar rënie. Megjithatë, situata ndryshoi ditët e fundit pas rikthimit të sulmeve dhe mbylljes së sërishme të Ngushticës së Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme për transportin e naftës në botë.

-
Gazetarja e KOHËS, Sanie Jusufi, merr çmimin e dytë të AGK-së për raportim në ekonomi
-
Sot do të jetë më nxehtë
-
Si rrjedhin afatet kushtetuese për presidentin pas konstituimit të Kuvendit
-
Behrami: Reagimet e BE-së ndaj Kurtit – si lojë e koordinuar mes tyre
-
Behrami: Kurti e ka zgjedhur datën e zgjedhjeve të radhës