Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Çmimet e derivateve sot në Kosovë

nafta derivate benzin

Foto: Driton Paçarada

Çmimi i naftës krahasuar me të martën është shtrenjtuar për një cent.

Sipas çmimeve maksimale të lejuara për derivate  nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Infrastrukturës, litri i naftës sot në Kosovë kushton 1.39 euro, i benzinës 1.35 euro dhe i gazit 0.68 euro.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të martën nafta është shitur 1.38 euro për litër,  benzina dhe gazi me çmime të njëjta si sot.

Çmimet e energjisë kanë pësuar luhatje të mëdha që kur Irani u është përgjigjur sulmeve duke mbyllur praktikisht Ngushticën e Hormuzit, një rrugë ujore jetike për transportin e naftës dhe gazit. Kostoja e naftës së papërpunuar ka qenë në rënie të ndjeshme që nga 17 qershori, kur SHBA-ja dhe Irani nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi, i cili parashikonte një periudhë 60-ditore negociatash mbi programin bërthamor të Teheranit dhe masa të tjera për t’i dhënë fund luftës. Sipas kompanisë së inteligjencës detare Kpler, numri i anijeve që kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit është rritur ndjeshëm që nga nënshkrimi i memorandumit.