Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka uruar pjesëtarët e FSK-së, me rastin e miratimit në lexim të parë të pakos së ligjeve për FSK-në.
“Arlilenës dhe Yllit, dhe të gjithë kadetëve dhe oficerëve të FSK - URIME! Falënderimi ju takon juve, që me aq profesionalizëm e keni bërë FSK-në partner të besueshëm dhe kredibil. Si ambasadore kam pritur dhe përcjellur dhjetëra delegacione. Askush asnjëherë nuk ka qenë më i pregaditur dhe më në nivel se oficerët e FSK-së. Shumica prej tyre kanë ndjekur shkollat më të mira në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Jetonin, Ilirin, Gencin,e shumë e shumë të tjerë me të cilët kam pasur rastin të bashkëpunoj, do t’i kishte lakmi secila ushtri në botë”, ka shkruar ambasadorja Çitaku.
Ajo po ashtu ka falënderuar Gjeneralin Rrahman Rama, për të cilin tha se me pjekuri ruajti bërthamën e FSK-së duke e rritur, kultivuar dhe pasuruar me gjenerata të reja e të përgatitura.
-
Osmani: Pjesëtarët e FSK-së me rezultate të jashtëzakonshme në akademitë më prestigjioze
-
Çitaku VV-së: Mos udhëhiqni me arrogancë
-
Gjenerali i ushtrisë së SHBA-së uron FSK-në për Ditën e Forcës
-
Rama kërkon mbështetjen e SHBA-së për Ushtrinë e Kosovës
-
Çitaku në iftar me Trumpin, i kërkon përfshirjen e SHBA-së në proceset në të cilat po kalon Kosova