Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren e zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Çitaku ka shkruar në Facebook se suksesi i VV-së në qeverisje është sukses për Kosoën, derisa ka porositur që të mos udhëheqin me arrogancë.
“Ua dëshiroj më të mirën dhe uroj që mos të udhëheqni me arrogancë. Kemi me ju mbajtë për fjale. Bravo PDK-së e cila ndonëse në rrethana të vështira, sërish pranoi pa ekuivoke rezultatet. Standardet vendosen çdo ditë”, ka shkruar Çitaku.
Artikuj të ngjashëm
-
Çitaku: Jemi vite larg me LVV-në - bashkëpunojmë, por jo në bashkëqeverisje
-
Çitaku: Ambicia e shfrenuar e LVV-së për kontroll total të institucioneve po e çon vendin në zgjedhje
-
PDK-ja thotë se është fituese e zgjedhjeve
-
Çitaku: LVV-ja nuk meriton as dorështrëngim për mënyrën si e ka trajtuar PDK-në e Kuvendin
-
PDK: Vetëvendosja duhet ta zhbllokojë situatën