Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se ekspozita që shpërfaqi pasaktësi për masakrat në Kosovë është njollë që do t’i mbetet Kuvendit të Kosovës.
Ajo pas mbledhjes së Kryesisë në një prononcim për media, ka thënë se në të tilla raste, nuk mjafton kërkimfalja dhe që hetimi nuk duhet të përfundojë këtu.
“Nuk ka njeri me mendje të shëndoshë, që nuk është lënduar nga pasaktësitë e ekspozitës. Në raste të tilla kërkimfalja nuk mjafton. Këtu nuk duhet të përfundojë hetimi”, ka thënë ajo.
Ka shtuar se në kërkesën drejtuar kryetares së Kuvendit për subvencionimin e ekspozitës, nuk është përmendur askund se do të promovohen faqet e librit “Masakrat në Kosovë” me autor Shkëlzen Gashin.
“Në kërkesën drejtuar kryetares së Kuvendit nuk ka qenë askund emri i Shkëlzen Gashit.... Përtej pasaktësive këtu ka manipulim të qëllimshëm. Pse është mashtruar Kryesia e Kuvendit... Shoqata e Shkëlzen Gashit nuk është këtu...Është njollë që do t'i mbetet Kuvendit të Kosovës. Nga kërkesa vërehet se nuk është përmendur askund që do të promovohen faqet e librit "Masakrat në Kosovë" me autor Shkëlzen Gashin”, ka thënë ajo.
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka deklaruar se miratimi për subvencionimin e ekspozitës është marrë në Kryesinë e Kuvendit nga të gjitha partitë përveç Listës Serbe.
Tahiri kërkon hetim për ekspozitën me pasaktësi për masakrat
Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se duhet...-
Kryekuvendarja kërkon falje në emër të Kryesisë për mbështetje të ekspozitës
-
Hoti: Unë nuk mund ta rrah Shkëlzen Gashin
-
Përplasen deputetët e pushtetit dhe ata të opozitës për ekspozitën me pasaktësi për masakrat
-
PDK-ja e lidh ekspozitën e pasaktë për masakrat me Qeverinë, VV-ja ia kujton Gjykatën Speciale
-
Kuvendi pati në dispozicion dokumentacionin e ekspozitës për masakrat para se ta financonte atë