Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Cilët kandidatë u rekomanduan për votim në Kuvend për gjyqtarë të Kushtetueses?

Kuvendi i Kosoves

Në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka përfunduar procesi i intervistimit të 22 kandidatëve për dy pozita të gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese, me këtë rast u rekomanduan gjashtë kandidatë për t’u votuar në Kuvend.

Pas përfundimit të intervistimit, Komisioni me rastin e poentimit vendosi t’i rekomandojë Kuvendit për votim listën prej gjashtë kandidatëve të suksesshëm: Benina Kusari me 9.7 pikë, Emine Abdyli-Pozhari me 9.7 pikë, Flamur Mrasori me 9.5 pikë, Jorida Xhafaj me 9.2 pikë, Shpresa Emra me 9.1 pikë dhe Zahir Qerkini po ashtu me 9.1 pikë.

Komisioni i posaçëm me këtë përbërje: Vigan Qorrolli - kryetar i Komisionit, Arbërie Nagavci - deputete e LVV-së, Arian Tahiri - deputet i PDK-së, Armend Zemaj - deputet i LDK-së, Sllavko Simiq - deputet i LS-së, Besnik Tahiri - deputet  i AAK-së, Artan Asllani - deputet i Grupit Parlamentar muiltietnik, kishte konstatuar se 25 kandidatë i plotësojnë kushtet formale për kandidim.

Po ashtu, pjesë e komisionit ishin Arjeta Sadiku- zëvendëskryesuese e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Safet Hoxha nga Gjykata Kushtetuese dhe Izudin Sagdati nga Këshilli Konsultativ për Komunitete.

Avokati i Popullit Naim Qelaj edhe pse ishte anëtar Komisioni, kishte munguar në shqyrtimin e aplikacioneve por edhe atë të intervistimit të kandidatëve.

Edhe Kuvendi dështon t’i zgjedhë dy gjyqtarët e Kushtetueses Arbëri Kuvendi dështon t’i zgjedhë dy gjyqtarët e Kushtetueses

Kujtojmë se në total kishin aplikuar 25 kandidatë dhe atë: Vigan Rogova, Zahir Qerkini, Besart Belegu, Makfirete Krasniqi, Selman Ymeri, Avdylkader Muçaj, Elton Tota, Benina Kusari, Ramadan Gashi, Rafet Haxhaj, Shabi Idrizi, Shpresa Emra, Valbona Shala-Thaçi, Suzana Gashi, Ardita Haxhnikaj-Demi, Novitet Nezaj, Alban Muriqi, Emine Abdyli-Pozhari, Nazmije Krasniqi- Jusufi, Perparim Kalo, Riza Krasniqi, Flamur Mrasori, Jorida Xhafaj, Islam Sllamniku dhe Bahrie Zaçaj.

Në procesin e intervistimit që u mbajt më 7 dhe 8 prill u paraqitën 22 kandidatë, duke u tërhequr nga gara: Rafet Haxhaj, Nazmije Krasniqi-Jusufi dhe Riza Krasniqi. Në fund, për votim i rekomanduan gjashtë kandidatë. /BetimipërDrejtësi