Kuvendi i Kosovës ka shpallur konkursin për dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese.
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së Komisionit të Posaçëm për Shqyrtimin e Kandidatëve për Emërim në Gjykatën Kushtetuese, ka thënë se do të kujdesen që procesit të jetë transparent dhe profesional.
Sipas saj, Kuvendi ka shumë obligime në raport me plotësimin e pozitave vakante.
“Do të kujdesemi që procesi të jetë transparent dhe po ashtu profesional. Ata që e meritojnë të jenë në këto dy pozita të votohen nga Kuvendi, ndonëse pastaj varet nga vullneti i deputetëve. Siç kemi thënë në vazhdimësi, Kuvendi ka shumë obligime në raport me plotësimin e pozitave vakante, prandaj përveç që sot shpallëm konkursin për dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese do të vazhdojmë nesër me një anëtar të Këshillit Prokurorial”, tha ajo./KP
-
Kuvendi dështon t’i zgjedhë dy gjyqtarët e Kushtetueses
-
Caktohen datat e intervistimit për 25 kandidatët që synojnë dy pozita në Kushtetuese
-
Haxhiu me akuza ndaj Kushtetueses: Ajo ka rol të interpretojë, jo të ua bëjë qejfin partive
-
Seanca e Kuvendit të hënën, në rend dite miratimi i deklaratës lidhur me vendimin e Speciales
-
Haxhiu: Kuvendi u konstituua, pozita për nënkryetarin e PDK-së mbetet e rezervuar