Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komisioni interviston kandidatët për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese

komnisioni

Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese, ka filluar mbledhjen e së mërkurës.

Në rend dite është vetëm një pikë, intervistimi i kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në fillim të takimit mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje, ndërsa mbledhja është e mbyllur për media.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorolli, ka njoftuar se në kuadër të Komisionit të Posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese, janë zhvilluar intervista me 22 kandidatë.

Në një postim në Facebook ka shkruar se duke pasur parasysh pozitën dhe funksionin e Gjykatës Kushtetuese në arkitekturën juridike të Republikës, ky proces përbën një moment me rëndësi të veçantë për garantimin e rendit kushtetues dhe të funksionimit demokratik të institucioneve.

“Komisioni i Posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese, nën kryesimin tim, gjatë ditës së djeshme dhe sot, ka zhvilluar intervistat me 22 kandidatë, në kuadër të ushtrimit të kompetencave të tij për shqyrtimin e kandidatëve për këtë institucion kushtetues. Duke pasur parasysh pozitën dhe funksionin e Gjykatës Kushtetuese në arkitekturën juridike të Republikës, ky proces përbën një moment me rëndësi të veçantë për garantimin e rendit kushtetues dhe të funksionimit demokratik të institucioneve”, thuhet në njoftim.

Qorolli ka sqaruar se  vlerësimi i kandidatëve është udhëhequr nga nevoja që Gjykata Kushtetuese të përbëhet nga personalitete me kompetencë të lartë profesionale, integritet moral, pavarësi në gjykim dhe besnikëri ndaj Kushtetutës. Ka shtuar se përzgjedhja për këtë detyrë nuk ka të bëjë vetëm me plotësimin e vendeve në një institucion, por me ruajtjen e vetë autoritetit të Kushtetutës si akti më i lartë juridik i Republikës.