Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Çfarë thotë Vllasi për sulmin ndaj tij

Avokati Azem Vllasi frikë për jetë kishte deri në vitin '99.

Nuk e mendonte se kjo do t'i ndodhte në vitin 2017.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Kam pas frikë më së shumti kur kam dalë prej burgut deri në vitin '99. Thosha e çojnë dike diku dhe ndreqin diçka e ma marrin shpirtin edhe si doras nuk e çojnë ndonjë Stojan a Jovan por një shqiptar edhe pushteti kur nuk do të reagojë e nuk do zbulojnë fare ", ka thënë ai për “Rubikon” të KTV-së.

"Krejt kjo çka më ka ndodhur mua, për fat të mirë se u zbulua shpejt. Personalisht dhe familja ime nuk kemi pasur asgjë me askënd. Prej vitit ’85 – ‘86 jam në konfrontim politik me nacionalizmin serb, njëherë me Milosheviqin dhe pastaj me këta që po e vazhdojnë politikën e tij, për interesa të vendit e jo personale”, ka thënë Vllasi.

Ai shpjegon se së fundmi iu kishte shtuar frika duke parë fondet ruse.

Vllasi përmend situatën në veri, ku thotë se shteti nuk ka qasje.