Zëvendëskryeministri i Çekisë, Vit Rakusan, ka konfirmuar mbështetjen e shtetit të tij për Kosovën në rrugën drejt integrimeve evropiane, përfshirë këtu edhe liberalizimin e vizave.
Rakusan, që është edhe ministër i Brendshëm i Çekisë, ka pritur në takim në Pragë ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla.
“Ministri Rakusan përgëzoi institucionet e Kosovës për rezultatet e dukshme të arritura kohën e
fundit në luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe konfirmoi përkrahjen e pa rezervë të Qeverisë së Republikës Çeke në proceset integruese, përfshirë edhe procesin e liberalizimit të
vizave”, thuhet në njoftim të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Gërvalla takohet me homologun çek
-
Sveçla u kërkon zyrtarëve francezë përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave
-
Ahmeti në Çeki rithekson kërkesën për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës
-
Ministri çek s’pranon idenë e Kosovës se dialogu duhet ndarë me integrimin
-
Dvorak - Kurtit: Çekia e mbështet Kosovën në integrimin euroatlantik