Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, gjatë vizitës së tij të martën në Republikën e Çekisë, është takuar me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të këtij vendi, Jan Marian, me të cilin ka diskutuar për procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, si dhe proceset e ndërlidhura me integrimet euro-atlantike të Kosovës.
Siç është bërë e ditur në njoftimin e MPJD-së, Ahmeti ka ritheksuar kërkesën për heqjen e masave të Bashkimit të Evropian ndaj Kosovës, si dhe e ka falënderuar Republikën Çeke për mbështetjen e vazhdueshme në këto procese.
“Po ashtu, u diskutua edhe për zhvillimet në nivel botëror me theks të veçantë agresionin e paprovokuar të Federatës Ruse në Ukrainë dhe ndikimin e saj në Evropë dhe rajonin tonë. Pas këtij takimi, Zëvendësministri Ahmeti, takoi edhe Drejtorin e Përgjithshëm, z. Konecky, me të cilin diskutuan për çështjet shumëpalëshe, më konkretisht u trajtuan proceset integruese të Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë procesi i anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian”, thuhet tutje në njoftim.
-
Haxhiu takohet me kryeministrin çek, i kërkon mbështetje tutje për Kosovën
-
Ahmeti: Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës s’duhet të trajtohet si mjet pazari
-
Osmani i kërkon BE-së heqjen e masave e Britanisë mbështetje në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes
-
Bislimi në takim me zyrtaren franceze: Kosovës t’i hiqen masat e padrejta
-
Ahmeti: Mund të thirret mbledhje e jashtëzakonshme për anëtarësim në KiE