Kreu i doganës në Kosovë ka bërë publike numrin e telefonave të mençur që hyjnë çdo vit.
Bahri Berisha, ka qenë i ftuar në “Puls” të KTV-së, e aty ka treguar se diku 60 mijë telefona të mençur ose mobilë doganohen në Kosovë brenda një viti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është sfidë kontrabanda me telefona, sepse janë shumë të vegjël e barten lehtë dhe kushtojnë shtrenjtë, por për t’u kontrolluar kjo fushë duhet qasje më gjithpërfshirëse edhe pse kemi kërkuar nga operatorët mos t’i aktivizojnë pa e pas taksën doganore të paguar por sipas tyre duhet ndryshuar legjislacionin”, ka thënë ai.
Në anën tjetër, sipas statistikave të doganës, rreth 4 mijë kilogramë aditiv importohen në Kosovë çdo vit, i cili më pas përdoret për ushqim.
“Vlera e saj shkon deri në 9 milionë euro”, ka thënë ai.