Komuna e Rahovecit dhe “Caritas Kosova” nënshkruajnë kontratë “Shërbime për realizimin e vitalizimit të infrastrukturës për funksionalizimin e projektit shtretërit shtëpiak”
Kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi dhe Don Viktor Sopi, drejtor i përgjithshëm i “Caritas Kosova”, në prani të Samir Mustafës, drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, kanë nënshkruajnë sot kontratën “Shërbime për realizimin e vitalizimit të infrastrukturës për funksionalizimin e projektit shtretërit shtëpiak”, me vlerë prej 194 mijë e 398 euro.
Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes, kryetari Latifi ka thënë se në saje të kësaj kontrate do të punësohen 53 punëtor shëndetësorë dhe më këtë synojmë të rrisim edhe më tutje shërbimet shëndetësore në nivel komunës.
Ndërsa drejtorit të “Caritas Kosova”, Don Viktor Sopi, ka shtuar se ky projekt do të ndihmojë edhe punësimin e të papunëve edhe personat që janë pa përkujdesje dhe të palëvizshëm.
-
Nënshkruhet kontrata për fazën finalet për ndërtimin e Palestrës së Sportit në Rahovec
-
Latifi rendit premtimet në shëndetësi: Do ta punësojmë çdo mjek të diplomuar të Komunës së Rahovecit
-
Latifi: Rahoveci s’është nën “radarin” e mbështetjes nga Qeveria
-
Përkujdesje shëndetësore shtëpiake për të moshuarit dhe të sëmurët rëndë në Rahovec
-
Komuna i rrit pagat për punëtorët shëndetësorë që janë të angazhuar në projektin e “Caritasit”