Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se votimi në pako i nënkryetarëve të Kuvendit është në përputhje me kuadrin kushtetues, për sa kohë respektohen të drejtat e propozimit dhe shumica e nevojshme për zgjedhje.
Kryetari i Kuvendit Dimal Basha njoftoi të martën se me përfaqësuesit e partive politike janë dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako.
Megjithatë, ka shtuar Cakolli, kjo praktikë ishte kundërshtuar nga ata që sot në takim e shtynë përpara.
“Për më tepër, votimi në pako ka logjikë të qartë institucionale dhe ka qenë zgjidhje funksionale edhe në të kaluarën. Kjo shpejton konstituimin dhe e detyron përgjegjësinë politike të ndahet mes të gjitha grupeve parlamentare. Megjithatë, ironikisht, pikërisht kjo praktikë që e patëm kërkuar vitin e kaluar ishte kundërshtuar nga ata që sot e shtynë përpara, madje ishte paraqitur si problem parimor”, ka shkruar ai në Facebook.
Kjo, sipas Cakollit tregon se praktikat parlamentare marrin kuptim nga mënyra si përdoren.
“Kur shërbejnë për ta çuar përpara konstituimin dhe funksionimin e Kuvendit, ato mbeten mjete legjitime të rendit parlamentar”.
-
Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako
-
Cakolli: Nënkryetarët e komuniteteve duhet të votoheshin në pako, LDK-ja e shkeli Kushtetutën
-
Basha: Votim në pako për nënkryetarët e Kuvendit, pastaj edhe për formimin e Qeverisë
-
Cakolli: Shqetësuese përpjekja e Bashës për t’u pozicionuar si interpretues përfundimtar i normave
-
Cakolli: Po jepen sinjale se vendi mund të mbetet pa Qeveri të re edhe përtej marsit