Eugen Cakolli nga KDI ka folur për legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës të zgjedhur sot.
Ai në Interaktiv të KTV-së ka thënë se 1/3 e deputetëve janë të rinj dhe ajo çfarë shihet është se pothuajse të gjithë kanë numër të madh të votave.
Cakolli ka shtuar se është pozitive për legjislaturën që një subjekt mund t’i shtyjë përpara çështjet e rëndësishme.
“Ne si KDI kemi filluar një kampanjë të quajtur ‘progresi që na duhet’. Do të duhej që Kuvendi ta përmirësonte funksionimin e brendshëm të tij përmes një rregulloreje. Disa prej problemeve, si mungesa e deputetëve në seanca do të duhej të përfshiheshin në këtë rregullore. Çështje tjetër është edhe çështja për lobimin. Çështja tjetër është edhe financimi i partive politike i cili ka ngecur për shkak të disa proceseve që kanë ndodhur. Ne nuk mund të kemi institucione llogaridhënëse nëse partitë nuk janë të tilla”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se Qeveria e re e Kuvendit duhet ta ketë prioritet çështjen e dialogut.
Edhe
KDI: Muaji i parë i Legjislaturës XI nuk ka nisur me organizim të mirëfilltë
Sipas tij, është e domosdoshme që të ketë konsensus ndërmjet partive e institucioneve lidhur me këtë çështje.
-
Cakolli: Kapitali politik i LVV-së do ta diktojë mbarëvajtjen e diskutimit për presidentin
-
Cakolli: Po jepen sinjale se vendi mund të mbetet pa Qeveri të re edhe përtej marsit
-
Cakolli për miratimin e Projektbuxhetit 2026: Është cenim i rendit kushtetues
-
Cakolli: Nuk mund të thirret seancë e jashtëzakonshme për momentin