Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Seb Bytyçi, ka thënë se Serbia nuk është e sigurt nëse dëshiron ta vazhdojë procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
Të martën në “Interaktiv” të KTV-së, Bytyçi ka thënë se ajo është në gjendje ta sakrifikojë përparimin në integrimin evropian vetëm të mos i zbatojë marrëveshjet e arritura me Kosovën.
“Tashmë ekziston edhe një presion ndaj Serbisë që të zbatohen marrëveshjet e arritura më herët nëse ka interes për të vazhduar në procesin e integrimit në BE. Mendoj që problemi është që Serbia nuk e ka të sigurt se a dëshiron të vazhdojë me procesin e integrimit në BE, që nënkupton se Serbia mund të jetë në gjendje që ta sakrifikojë përparimin në integrim evropian me qëllim që të mos i zbatojë marrëveshjet që i ka arritur me Kosovën, që do të nënkuptonin një njohje de facto të Kosovës. Për të mos ta njohur Kosovën, ka shumë mundësi që Serbia ta sakrifikojë rrugën e saj evropiane”, ka thënë ai.
Sipas Bytyçit, Bashkimi Evropian sikurse më parë, po vazhdon të bëjë presion ndaj palës më të dobët në mënyrë që të arrijë sukses në normalizim.
“Për të arritur sukses në normalizim, presioni kryesor ka qenë në palën më të dobët që është Kosova dhe rrjedhimisht aplikacioni i Kosovës për ta fituar statusin e kandidatit përdoret si një instrument më tepër për ta shtuar presionin për të arritur më lehtë te normalizimi në Ballkan. Masat ndëshkuese duhet të shihen si një instrument shtesë për presion ndaj Kosovës, palës më të dobët, si një rrugë deri tani e vetmja rrugë e suksesshme e BE-së për të arritur një përparim në Ballkanin Perëndimor ka qenë duke i bërë presion palës më të dobët, që është Kosova. BE-ja do ta vazhdojë këtë politikë për të synuar suksese tjera në Ballkanin Perëndimor dhe në përgjithësi në politikën e jashtme sepse ndikimi i BE-së në politikën e jashtme është i ndikuar te Ballkani Perëndimor”, është shprehur ai.
-
Bytyçi: Kosova ta konsiderojë refuzimin e marrëveshjes nëse s’ka njohje nga vendet e BE-së
-
Bytyçi: Aplikimi për anëtarësim në BE tregon se edhe Kosova mund t’i vërë gjërat në lëvizje
- Limitet e ndërmjetësimit të BE-së dhe udhëkryqi në të cilin gjendet dialogu Kosovë-Serbi
-
BE: Integrimi i Kosovës dhe Serbisë, i kushtëzuar nga angazhimi në normalizimin e marrëdhënieve
-
BE: Serbia po shkel obligimet me kundërshtimin e anëtarësimit të Kosovës në Interpol