Seb Bytyçi, njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare ka thënë se është moment i rëndësishëm aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian
Sipas tij, kjo tregon se edhe Kosova mund t’i vë gjërat në lëvizje dhe nuk duhet patjetër të presë nga jashtë.
Bytyçi ka thënë se ky veprim është edhe presion për njohje.
Ai në Interaktiv të KTV-së ka thënë se sa i përket presionit, shtetet properëndimore nuk dëshirojnë të shihen si shtete që e pengojnë integrimin evropian, apo si shtete që i ndihmojnë Rusisë.
“Ky presion e luan rolin e vet edhe pse nuk është ndoshta vendimtar. Gjithashtu është çështja e vet institucioneve të BE-së të cilat janë të ndjeshme nga opinioni publik, sidomos kohëve të fundit ku ka një rast korrupsioni. Mund të shihet edhe si taktikë, pasi kur del lajmi në opinionin publik evropian, shihet qartë orientimi pro-evropian i Kosovës. Nuk do të mungojnë edhe zërat që e krahasojnë Kosovën dhe Serbinë e cila shihet si pro-ruse. Do të vihet në pah, pro-evropianizmi i Kosovës”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se reagimet mund të priten gjatë ditëve në vijim.
Edhe
Bytyçi: Serbia s’e di sigurt se a dëshiron të vazhdojë me procesin e integrimit në BE
Sipas tij, ndoshta do të ketë hezitim që të trajtohet kjo temë.
Bytyçi ka thënë se nuk do të ketë shumë reagime diplomatike sidomos nga shtetet më të mëdha.
“Kosova ka pengesa të mëdha për faktin se pesë shtete anëtare të BE-së nuk e njohin Kosovën. Edhe nëse e merr statusin e kandidatit mund të mos ketë progres. Kjo nuk do të ndikojë direkt në rishqyrtimin e pozicionit te shtetet mosnjohëse”, ka thënë ai.