Ish-shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Burim Ramadani, do të jetë pjesë e listës për deputetë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj ka thënë se Ramadani është mendje e kthjellët që punon për sigurinë e shtetit.
“Është ndër njerëzit më të përgjegjshëm dhe profesionistët më të përgatitur që unë njoh. Besnikëria ndaj shtetit, integriteti i tij, përvoja dhe aftësitë e bëjnë një vlerë të veçantë për Kosovën. E mbështes plotësisht kandidimin e tij për deputet, sepse besoj që zëri dhe veprimi i tij racional, kritik dhe i matur do t’i shërbejë shtetit. Kosova ka nevojë për të. Ne kemi nevojë për të. Jam i lumtur që pranoi kërkesën tonë që të kandidojë për deputet dhe shpresoj se do të jemi bashkë në Parlament”, ka shkruar Haradinaj.
-
Ramadani akuzon pushtetin për vonesa: Nuk e di a iu ka dalë malli i keq këto ditë
-
Ramadani kritikon vonesën e konstituimit të Kuvendit: Po luhet me shtetin
-
Haradinaj: Do ta shqyrtoja nëse do të propozohesha për president, s’bëhemi pjesë e Qeverisë Kurti
-
Bislimi: Tërheqja e Haradinajt s’ishte e papritur, do të ketë ngritje të fuqishme të AAK-së
-
AAK-ja publikon listën e kandidatëve për deputetë