Ministria e Jashtme bullgare ka thënë sot se ambasadori serb është ftuar në një takim raportues në ministri të hënën në lidhje me reagimin e ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq ndaj deklaratave të kryeministrit bullgar, Boyko Borissov, rreth Kosovës dhe për të nominuarin për postin e shefit të politikës së jashtme të BE-së.
Në një intervistë për televizionin publik serb (RTS), Daçiqi tha se “Borissovi duhet të respektojë qëndrimin e BE-së ndaj Kosovës, i cili”, sipas Daçiqit, “është se Kosova nuk është e pavarur – e jo të tentojë t’i mbajë leksion Borrellit”, transmeton Koha.net.
Duke folur për RTS-në, Daçiqi tha: “Boiko, më lejo të të tregoj një gjë, sjellja e BE-së nuk thotë se Kosova është shtet i pavarur. Ti, Boiko, duhet të respektosh sjelljen e BE-së, e jo t’i japësh leksion Borrellit”.
“Kjo ngjan në paturpësi. Jam ngopur me këto gjëra; e të mos flasim se para disa muajsh ai u nderua nga shteti ynë”, tha Daçiqi.
Shkurtin e këtij viti, Serbia e nderoi Borissovin me nderin më të lartë shtetëror “për zhvillimin dhe konsolidimin e bashkëpunimin paqësor dhe marrëdhënieve miqësore mes Republikës së Serbisë dhe Republikës së Bullgarisë”. Çmimi i nderit iu nda nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
-
Sqarohen mosmarrëveshjet ndërmjet Bullgarisë dhe Serbisë për Kosovën
-
Kryeministri i Bullgarisë thirrje Kosovës e Serbisë të negociojnë, s'e kupton pse Daçiqi e kritikon
-
Borisovi i kërkon Borrellit të përfaqësojë qëndrimin e BE-së ndaj pavarësisë së Kosovës dhe jo Spanjën
-
Kritikohet gatishmëria e Borrellit për të punuar me qeveritarët prorusë serbë
-
Vuçiqi pret që në ditët në vijim të ftohet në Bruksel