Ndihmës Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Mal Gashi, ka thënë se kërkesat drejtuar Qeverisë kanë qenë të vazhdueshme sa i përket statusit të zjarrfikësve që ka mbetur pezull prej vitit 2013.
Ndërsa, sa i përket grevave, Gashi tha se sindikata është ajo që merret me këtë çështje.
“Kërkesat tona kanë qenë të vazhdueshme po këto kërkesa zakonisht i ka përcjellë sindikata ndërsa ne si menaxhment ne kemi kërkuar që të zgjidhet statusi jonë sepse ka qenë pezull dhe Ligji e përcakton edhe pse është i mangët. Prej vitit 2013 shërbimi i zjarrfikësve ka mbetur si pezull. Sa i përket grevave janë hapa sindikale”, ka thënë Gashi për EO.
Krahasuar me vitin e kaluar, Gashi theksoi se këtë vit janë 24 intervenime më pak. Vjet kishin 1.426 përderisa sivjet 1.402.
Sipas tij, pika më kritike është personeli sepse operojnë me 87 persona, ndërsa kanë nevojë për 140.
“Deri më tash Brigada e Zjarrfikësve në Prishtinë i ka pasur 1.402 intervenime janar-gusht. Krahasuar me vitin 2021 kanë qenë 1.426 që i bie 24 intervenime i kemi më pak se në vitin 2021. Pika më kritike te shërbimi jonë në Prishtinë është personeli. Numri është shumë i vogël. Duhet të jemi 140 veta. Por gjithsej janë 87 zjarrfikës gati gjysma mungojnë. Na mungojnë automjete sepse janë vetëm 25. Pikën më kritike e kemi personelin. Kem problemi që nuk paguhen orët e natës të festave nuk kanë as sigurim shëndetësor këto janë kërkesa ndër vite”, tha ai.
-
Prishtina me 25 automjete të zjarrfikësve, vetëm 5 i plotësojnë kriteret për përdorim
-
Zjarrfikësit ankohen për mungesë personeli
-
Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve, Beka: Kërkesat e kahershme të paplotësuara
-
Zjarrfikësit në Prishtinë intervenuan në gjashtë raste të martën
-
Zjarrfikësit pa status të definuar